• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Topi i Artë, ja si paraqitet gara pas Europianit!

Byadmin

Jul 13, 2021

Dhe tani votohet, për më të mirin e FIFA-s dhe Topin e Artë. Çmimi i Infantinos jepet në shtator, ndërsa ai i France Football si zakonisht në dhjetor. Pritet me shumë kërshëri, sidomos pasi revista Franceze anulloi Topin e Artë 2020, ndërsa FIFA ja dha të sajin me të drejtë Lewandowskit. Vitin e kaluar, pavarësisht Covid nuk kishte dyshime, por këtë vit nuk është kaq e lehtë, madje e vështirë, pasi asnjë klasifikim nuk mund t’i bëjë të gjithë t’i bien dakord. Europiani ka ngritur dy kandidatura me peshë, Jorginho me një sezon total, dhe Donnaruma-n me një Europian prej dominuesi.

Normalisht Jorginho është emri i parë që të vjen në mend, kampion i Europës me klubin dhe kombëtaren, por jo të gjithë e duan, pasi e konsiderojnë larg shkëlqimit të një Topi të Artë. Për ata që e mendojnë kështu vlen të shohin listën e fituesve me emra si Belanov apo Sammer në radhë me ata të Platini e Van Basten, por Sammer ishte simboli i një Gjermanie kampione të Europës dhe fitoi ndaj një fenomeni si Ronaldo. Në fakt askush në këtë 2021-sh nuk ka dominuar.

Sezoni është ende i gjatë, dhe Çmimi i FIFA-s vendoset këto ditë, pasi dorëzohet në shtator, ndërsa Topi i Artë mund të ketë risi pasi me Championsin që luhet në vjeshtë me ndeshjet e grupeve dhe kampionatet që rifillojnë, mund të kthejë në pistë edhe shumë emra të tjerë , por për momentin, Jorginho dhe Donnaruma mbeten kandidtura të forta. Sezoni i Jorginhos është i artë, ka fituar me Chelsean dhe Italinë, jo me Cityn e Francën, ka përmbysur hierarkitë dhe vendosur ndeshje deçizive, me inteligjencë prej një lojtari të madh. Vështirë të mos e imagjinosh në pod, ku do të gjejë me siguri Messin. Një sezon i vuajtur për të te Barcelona, por gjithmonë me goditje prej Messi, dhe më në fund me një Kupë Amerike të fituar si protagonist. Nëse i shtojmë edhe reklamën e madhe dhe pushtetin mediatik të shoqëruar me joshjen që dhuron për votuesit, Messi është gjithmonë një kandidaturë e fortë. I treti i bezdisshëm është Donnarumma, një Europian i madh për të pas një sezoni të mirë te Milani, duke krijuar përshtypjen se për momentin është numri 1 në botë. Ndër vendet e para edhe Kante, ‘binjak’ i Jorginhos te Chelsea, De Bruyne i pafat në momentet vendimtare por simbol i Manchester City-t dhe Belgjikës, dhe Kane që më shumë se sa Sterling përfaqëson Anglinë finaliste.

Natyrshëm që nuk është e lehtë të imagjinosh Cristiano Ronaldon jashtë këtij Hit-Parade, Me Juven fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën, por dështoi në misionet e mëdha, e po ashtu edhe me Portugalinë, por Ronaldo bie gjithmonë në këmbë, falë klasifikimit për golashënues dhe rekordeve personale. Për të kompletuar listën Lewandowski , që te Bayerni është i pandalshëm, por pastaj gjërat ndryshojnë me Poloninë. Dy vendet e mbetura në 10-she mund t’i luajnë Neymar, finalist i Copa America me Brazilin, Sterling, dhe Mbappe që vjen pas një sezoni të mirë, të eklpisuar nga Europiani, por tanimë një nga ata lojtarë që votohen për cilësitë personale, ashtu si Messi dhe Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *