• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Fituan Euro2020, ja sa përfituan çdo anëtar i ekipit të Kombëtares italiane…

Byadmin

Jul 13, 2021

Italia riktheu trofeun e një kampionati Europian pas 53 vitesh mungesë dhe ndoshta nuk ka asnjë shumë parash për këta futbollistë të shumëpaguar, që mund të krahasohet me arritjen e tyre.

Gjithsesi, mundi shpërblehet dhe ashtu siç ishte lajmëruar, çdo anëtar i delegacionit “axurr” në këtë “Euro 2020” do të shpërblehet me nga 250 mijë euro secili.

Ai që ndoshta do të marrë diçka më shumë sipas kontratës është trajneri, Roberto Mançini, të cilit do t’i takojë 1 ose 1.5 milionë euro më shumë për suksesin.

Triumphant Italy return to Rome after Euro 2020 victory - France 24

Por, këto para që do të shpërndahen nuk është që trembin shumë federatën, duke parë se ky triumf solli në arkat e FIGC-së 28.25 milionë euro.

Konfirmimi u dha nga UEFA, e cila rriti shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse në turne, ku do të shpërndajë plot 301 milionë euro.

Italia ka përfituar 1,5 milionë euro për çdo fitore në grupe, 2 milionë për kualifikimin në 1/8, të cilave u shtohen 3,25 milionë euro për çerekfinalet dhe 5 milionë për gjysmëfinalet.

Vetëm triumfi në finale vlen 10 milionë euro për skuadrën e Mancinit, ndërsa Anglia, megjithë humbjen, përfitoi 7 milionë euro për ndeshjen ku u përcaktua trofeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *