• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ardit Krymi rrëfen momentin e kartonit të kuq: Si arbitri më tregoi të kuqin për një…fjalë!

Byadmin

Jul 13, 2021

Ardit Krymi ishte një nga më të penalizuarit e Vllaznisë në ndeshjen e parë të luajtur ndaj Shiroki Brijegut. Mesfushori shkodran u ndëshkua në minutën e 89-të me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe kësisoj do të jetë një mungesë shumë e madhe për kuqeblutë në takimin e kthimit, që do të luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 25-vjeçari shkodran tregon të pathënat e ndeshjes së parë, çfarë i tha arbitrit dhe si u ndëshkua me të kuq, si dhe komenton atë që pret nga shokët e skuadrës.

Ardit, u nisët me shumë optimizëm drejt Bosnjës, por u kthyet me një humbje 3-1. E prisnit të shkonte kaq keq kjo transfertë e parë në Europë pas shumë vitesh mungese nga Vllaznia?

Të them të drejtën, do të ishim kënaqur edhe me një barazim në këtë ndeshje, por shumë rrethana dhe për më tepër arbitrimi, nuk na lejoi që të dilnim në lojën tonë. Nuk e meritonim këtë humbje.

VIDEO/ Ardit Krymi bie në "grackën" e kamerës së fshehtë | CNA.AL

Ju ishit një nga futbollistët që u penalizuat më tepër nga arbitri rus, Aleksei Matjunin. Pse mendoni se ndodhi kështu?

As që mund të shkonte mendje se një gjë e tillë do të na ndodhte në një ndeshje në Europë. Ishte diçka e pabesueshme për të gjithë që ne do të kishim këtë nivel arbitri ndaj Shirokit.

Çfarë ndodhi në rastin e kartonit të dytë të verdhë, ku automatikisht latë fushën për shkak të të kuqit…?

Thjesht i kërkova me shumë mirësjellje gjyqtarit rus që në ato momente të fundit të lojës, të kryhej zëvendësimi i lojtarit boshnjak sa më shpejt. E bëra këtë, sepse e kishte përsëritur atë rast edhe tri herë të tjera. “Të lutem, bëje më shpejt zëvendësimin”. Këto ishin fjalët që i thashë arbitrit, asgjë tjetër më shumë. U habita pa masë kur pashë kartonin e dytë të verdhë. Për mua kjo ishte skandaloze.

Tashmë do të mungoni në takimin e kthimit…

Më vjen keq, pasi i lashë shokët vetëm në këtë takim. Megjithatë, unë kam besim tek ata, se do ta kalojnë me sukses dhe do të jemi në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Tani që e njihni më mirë kundërshtarin, mendoni se Vllaznia ka realisht forca për ta përmbysur rezultatin?

Ardit Krymi, mesfushori që po shndërrohet në një lider tek Vllazni |  SHKODRA SPORT

Po, mendoj se kemi mundësi shumë më tepër, sepse këtë e treguam edhe në ndeshjen e parë me Shirokin. Ishin dy episode si në rastin e dy penalltive që na penalizuan. Nuk kishin gjë më shumë se ne boshnjakët.

Sa do t’ju ndihmojë fakti që në këtë ndeshje do të keni mbështetjen e tifozërisë?

Pa diskutim që do të jetë një ndihmesë e madhe për ne. Skuadra ka nevojë shumë për mbështetjen e tyre. Shpresoj dhe besoj se do t’ua shpërblejmë me një triumf që do të na çojë në turin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *