• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Arbiter kàmìkaz! Ja rastet qe arbitri rus u bë protagonist në ndeshjen e Vllaznisë(VIDEO)

Byadmin

Jul 9, 2021

Një gjyqtar rus bën skandal kundër Vllaznisë në Bosnje dhe kjo dukej si diçka e paralajmëruar. Aleksei Matjunin mund të thuhet se vendosi ndeshjen e djeshme, pasi akordoi dy penallti të paqena në favor të Shiroki Brijeg, ndërsa u tregua me dy standarde në dhënien e kartonëve të verdhë apo të kuq, duke masàkruar lojtarët shkodranë.

39-vjeçari Matjunin kishte gjykuar dy vite më parë Vllaznia U-19 ndaj Astana U-19 për Ligën e Kampioneve, duke u bërë protagonist edhe aty (ndëshkoi me të kuq Elmir Lekën), por dje në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës u kaluan të gjitha limitet.

Që nga 2017-ta Matjunin është arbitër i FIFA-s dhe në karrierën e tij ka gjykuar në total 238 ndeshje, ku ka dhënë 1080 kartonë të verdhë, me një mesatare 5.5 të verdhë për ndeshje, si dhe ka nxjerrë 66 herë kartonin e kuq. 82 është numri i penalltive të dhëna në karrierën e tij. Të gjitha këto shifra frikësonin shkodranët, por pamjet filmike të Shiroki-Vllaznia flasin për një masàkër.

“Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë.

38’ Faull brutal i mbrojtësit Mediç ndaj Ardit Hoxhajt në mesfushë, duke e goditur direkt në kavilje. Arbitri rus vazhdon lojën, por duhet të ndëshkonte minimalisht me të verdhë titullarin e Shirokit, për një rast ku mund të kishte edhe karton të kuq direkt. Kjo acaroi jo pak pankinën shkodrane dhe ekipin, që protesto në këtë moment.

42’ Juril rrëzohet në zonë pas duelit me Gurishtën. Arbitri rus akordon 11-metërsh për Shirokin dhe ndëshkon me karton të verdhë kapitenin e Vllaznisë. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një simulim të lojtarit boshnjak dhe jo një faull të Gurishtës ndaj tij. Vendim i gabuar i arbitrit rus, që ishte edhe shumë larg aksionit.

52’ Ikiç futet në zonë dhe rrëzohet pas kontaktit me Krymin. Arbitri rus akordon penallti për Shirokin, në një duel ku lojtari boshnjak shkeli këmbën e mesfushorit të Vllaznisë dhe duhej dhënë faull në favor të shkodranëve. Një rast i pabesueshëm, që rusi Matjunin e jep 11-metërsh. Vendim totalisht i gabuar i gjyqtarit.

54’ Kruja harkon në zonë, aty ku Adili në ndihmë të sulmit, shërben te Ardit Hoxhaj, që menjëherë godet me të djathtën, por topi përplaset në traversë dhe më pas pritet nga portieri Miskiç. Ka dyshime se topi ka kaluar vijën fatale, por pamjet filmike nuk janë të qarta. Protestat e lojtarëve shkodranë shkojnë dëm, pasi arbitri vazhdon lojën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *