• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Dinamo bëhet me…krahë! Prezanton dy blerjet e radhës! (FOTO)

Byadmin

Jul 6, 2021

Dinamo nuk ndalet vetëm me Enis Gavazaj sepse pa u mbushur ende 24 orë nga afrimi i ish-lojtarit të Skënderbeut ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin anësor Aleksandar Isaevski i cili spikati në sezonin e kaluar të Kategorisë Superiore me fanellën e Vllaznisë dhe konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm për blutë kryeqytetas. Ka qenë klubi dinamovit që ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin e majtë 26-vjeçar për të cilin interesohej edhe Tirana. Pak nga pak Dinamo e re e Superiores që do të drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi po nis të marrë formë. Zyrtarizimet e Gavazajt dhe Isaevskit te skuadra kryeqytetase vinë pas firmave me emra të tillë si Patrik Bardhi, Aleksandar Sofranac, Xhuliano Skuka, Dorian Kërçiku e Marin Abazaj.

Dinamo “bëhet me krahë”. Vetëm pak orë pasi prezantoi Aleksandër Isaevskin për krahun e majtë të mbrojtjes, klubi kryeqytetas ka afruar një tjetër futbollist me eksperiencë edhe për të luajtur në të djathtë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Goran Siljanovski, i cili ka luajtur edhe më herët në Kategorinë Superiore, pasi ka qenë pjesë e Flamurtarit, ndërsa tani vjen për të kontribuar për “nëndetësen blu” të kryeqytetit.

Sezonin e fundit mbrojtësi 31-vjeçar ka qenë pjesë e Rabotnickit në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa tani rikthehet në Superiore, ku bashkë me patriotin e tij, Isaevski, do të blindojnë krahët e prapavijës së dinamovitëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *