• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Brdariç: Vllaznia e meriton të jetë në Europë, Latifi…! Gurishta: Siroki ka cilësi!

Byadmin

Jul 6, 2021

Thomas Brdaric është entuziast për pjesëmarrjen e Vllaznisë në turin e parë kualifikues të Europa Conference League. Në një prononcim për mediat para udhëtimit për në Bosnje Hercegovinë, aty ku të enjten kuqeblutë do të sfidojnë Siroki Brijeg, trajneri gjerman foli për shumë tema duke analizuar edhe rregullin e ri të UEFA-s për heqjen e vlerës së golit në fushë kundërshtare. Në lidhje me aktivizimin e Liridon Latifit trajneri i Vllaznisë tha se mesfushori me tipare sulmuese do ta nisë ndeshjen e parë nga stoli.

Rikthimi në Europë – “Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupat e Europës, pasi kemi punuar shumë. Tani jemi rikthyer në kualifikuese. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë.”

Ndryshime – “Pati ndryshime, pasi jemi në një proces punë që vazhdon. Është gjithmonë e vështirë të gjesh lojtarë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Mendoj se grupi është i mirë, mund të jemi kompetitivë për këto ndeshje. Jemi gjithmonë gati, në pëlqen të luajmë. Kemi shumë pritshmëri, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është një eksperiencë e re për secilin prej nesh. Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të duelojmë me Siroki Brijeg. Do të jetë një ndeshje e bukur.”

Fjala për lojtarët përpara ndeshjes – “Kemi punuar si profesionistë që prej ditës së parë. I kam dhënë lojtarëve të mi më të mirën, për t’i kuptuar se si do luhet loja dhe si duhet arritur vëmendja se si një profesionist duhet të ketë për çdo ndeshje. Mendoj se kemi arritur nivelet maksimale, të paktën për futbollin shqiptar. Gjithë kohën i kam dhënë mbështetje lojtarëve dhe atë që kam për detyrë të jap. Duhet t’i marrim avantazhin çdo gjëje që fituam sezonin e kaluar dhe kësaj eksperience. Mendoj se jemi të fortë mjaftueshëm për të luajtur nesër, por e dimë që duhet të japim maksimumin.”

Thomas Brdaric gëzon shkodranët: Qëndroj te Vllaznia, po mendojmë për  afrimet - Abc News

Liridon Latifi – Ai do e nisë ndeshjen nga stoli, unë do fus 11 lojtarët më të mirë në lojë. Kemi mundësi të mira për të ndryshuar gjatë lojës. Gjendja fizike e tij është e mirë, por duhet të punojë më shumë që të përshtatet me ekipin. Duhet t’u japim lojtarëve të afruar më shumë kohë, shumë prej tyre nuk kanë luajtur shumë, kështu që nuk mund t’i fusim direkt në lojë. Latifi është një lojtarë me eksperiencë të madhe, ai ka dëshirë, ka pasion, më pëlqen shumë qëndrimi i tij.”

Sfida e parë jashtë fushe – “Më pëlqen ky ndryshim i rregullores, do shohim më shumë futboll sulmues. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Më pëlqen ky fakt. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë gjithë takimit, që të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt.”

Ndeshja pa tifozë miq – “Mendoja se do të kishim tifozë në këtë ndeshje, sa keq që nuk do lejohen. Më vjen keq, pasi shumë prej tyre kanë rezervuar dhe tani do duhet të anulojnë udhëtimin në Bosnje. Jam i sigurt që do na mbështesin nga televizioni. Mendoj se kemi një objektiv të qartë: fitimin e çdo ndeshje. Ne na takon të kalojmë raundin e parë, por duhet ta shohim Sirokin si një kundërshtar vërtetë të vështirë, pasi vitet e fundit kanë krijuar eksperiencë në Europë. Kjo ju jep atyre një avantazh, prandaj duhet që ne të punojmë më fort se ata.”, deklaroi Brdariç.

Bashkë me trajnerin Brdaric në konferencën për shtyp të Vllaznisë para ndeshjes ndaj Siroki Brijeg ishte i pranishëm edhe kapiteni Erdenis Gurishta i cili e analizoi kështu rivalin europian.

Sfidat në Europë – “Ndeshjet e Europës janë ndryshe, kënaqësi që marrim pjesë në Europë pas dhjetë vitesh. Kemi ëndërruar gjithë sezonin dhe e kemi merituar. Besoj se do bëjmë një paraqitje dinjitoze, por duhet të presim ditën e enjte. Nuk duhet të flasim në konferenca, duhet të flasim në fushë.”

Siroki – “Kemi parë shumë video të tyre. Normalisht që nuk i njohim shumë, por kanë cilësi, kanë disa lojtarë me shumë kualitete. Gjithsesi, edhe ata kanë dobësitë e tyre dhe besoj se do i godasim në pikat e dobëta të tyre. Do jetë një kundërshtar besoj i denjë i raundit të parë, do shohim edhe ne veten ku jemi. Besoj se mundësitë janë shumë të mira që ta kalojmë turin.”

Ndryshimet – “Janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm. Fituam Kupën, dolëm në vend të dytë me pikë të barabarta me vendin e parë, kështu që ata lojtarë kanë pasur shumë merita. Besoj se po afrohen shumë lojtarë të mirë. Duhet pak kohë të ambientohen dhe të përshtaten me ekipin. Besoj se kjo Vllazni do të jetë shumë e fortë, ndoshta më e fortë se sezonin e kaluar.”

Gurishta: Vllaznia ka luftuar me të gjithë, të tjerët e kanë pasur  autostradë – SuperSport

Ndeshja e dytë në Shkodër – “Kjo është dëshira pozitive, të gjithë mezi po presim të hapen stadiumet. Unë premtoj që do të bëjmë çmosin që ndeshjen e parë të kthehemi me rezultat pozitiv, që të ketë një arsye më shumë që ndeshje e dytë stadiumi të jetë i tejmbushur. Të paktën me aq sa lejohet, 30% e stadiumit, dhe të kemi tifozerinë e zjarrtë që na nevojitet për të kaluar turin.”

Fangaj – “Çdo lojtar me cilësi dhe kualitet është një vlerë e shtuar për ekipin. Dihen vlerat e Fangajt. Ai ka pasur një dëmtim që i shkoi shumë gjatë. Na vjen keq, pasi ishte në formë në atë moment. Dëmtimi e la pas, i duhet pak kohë të ambientohet me ekipin. Ai është i mirëseardhur në ekip, çdo lojtar ka vendin e vet”, deklaroi Gurishta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *