• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ferhan Hasani largohet nga Partizani, ja prapaskenat

Byadmin

Jul 3, 2021

Ferhan Hasani nuk është më futbollist i Partizanit. “Buba” iu bashkua të kuqve në muajin janar, si përforcimi më i bujshëm i merkatos dimërore. Mesfushori 31-vjeçar kishte kontratë edhe për sezonin e ri, por nuk ka pranuar të vazhdojë, për disa arsye.

“DIVORCI” – Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se pas përfundimit të sezonit të shkuar, Ferhan Hasanit i është kërkuar të largohet nga klubi, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ilir Daja.

Pasi iu komunikua kjo gjë, Hasani u përgjigj se kërkon 50 mijë euro në dorë, në mënyrë që të largohet para se t’i përfundojë kontrata.

Ferhan Hasani ftohet në Kampionatin Evropian, kjo është shumë që përfiton  Partizani - Lajmet e fundit - Zëri

Kjo gjë nuk u pranua nga Partizani dhe “Buba” vazhdoi të ishte pjesë e klubit. Tani, pas largimit të tij të dytë, me shumë gjasa mesfushori do ta marrë këtë pagesë dhe rrugët mes dy palëve do të ndahen përfundimisht.

Por, ai luajti vetëm 280 minuta me Partizanin në kampionat dhe në 12 ndeshje u aktivizua vetëm një herë si titullar:

Ferhan, çfarë ndodhi mes jush dhe Partizanit?

Vendosa të largohem. U krijua një situatë e tillë dhe unë mora këtë vendim.

Ferhan Hasani i bashkohet Partizanit - Telegrafi

Ishte vendimi juaj apo i klubit për t’u larguar?

Të them të drejtën, vendimi për t’u larguar nga Partizani ishte imi.

Cili ishte shkaku?

I vetmi shkak ka qenë Ilir Daja.

Çfarë doni të thoni?

Nuk jam një lojtar që ai donte.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i “Bubës”, prapaskenat e transferimit në kryeqytet,  titulli dhe “pengjet” në karrierë, Ferhan Hasani “zbulon” Partizanin -  Balkanweb.com - News24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *