• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Toni Kroos i jep lamtumirën…(FOTO)

Byadmin

Jul 2, 2021

Sfida ndaj Anglisë në “Wembley” nuk ishe e fundit me Gjermaninë vetëm për trajnerin Joakim Low, por edhe për mesfushorin 31-vjeçar Toni Kroos, i cili ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga përfaqësuesja.

Mesfushori zgjodhi një postim në llogarinë e tij personale në Instagram për të njoftuar tërheqjen nga Gjermania, teksa ndër të tjera thotë se vendimin e kishte marrë para Kampionatit Europian, por e komunikoi vetëm tani.

“Kam luajtur plot 106 ndeshje me Gjermaninë dhe nuk do të ketë më të tjera. Unë doja shumë dhe u përpoqa na maksimum, që numri i ndeshjeve ndërkombëtare të ishte 109 dhe që të shtohej edhe një trofe si Kampionati Europian, por nuk ia dolëm. Unë e kisha vendosur prej kohësh që ky do të ishte turneu im i fundit me Gjermaninë dhe nuk do të isha në dispozicion për Kupën e Botës Katar 2022. Ky vendim ka ardhur kryesisht pasi dua të përqendrohem te objektivat e mia me klubin e Realit të Madridit, por njëkohësisht të bëj detyrën e bashkëshortit dhe babait në familjen time, pasi për shkak edhe të angazhimit me përfaqësuesen, kam pasur shumë pak kohë për familjen dhe akoma më pak për të pushuar.

Ishte një nder i madh për mua që të vishja këtë fanellë dhe e bëra gjithçka me pasion e dashuri. Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre, por edhe të gjithë kritikët, që më dhanë një motivim më shumë. Në fund një falënderim edhe për trajnerin Joakim Low, i cili më bëri futbollist të kombëtares dhe njëkohësisht kampion bote. Kemi shkruar historinë për shumë vite së bashku. Suksese edhe për trajnerin Hansi Flick. I juaji, Toni”, shkruhet në letrën e postuar në Instagram nga mesfushori 31-vjeçar.

Pasi luajti me të gjithë ekipet e moshave, Toni Kroos iu bashkua Gjermanisë më 2010-ën dhe debutoi në një miqësore ndaj Argjentinës më 3 mars të po këtij viti, ndërsa në 2014-ën ia doli të shpallej edhe kampion bote me “panzerat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *