• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Etrit Berisha kryen vizitat mjekësore tek…

Byadmin

Jul 1, 2021

Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Torinos. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në qytetin kryesor të Piementos dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore, një ritual që i paraprin firmës mbi kontratë.

32-vjeçari nga Prishtina kishte edhe një vit kontratë me Spalin, por presidenti i “demave” gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardhekaltër për ta afruar menjëherë gardianin kuqezi tek klubi torinez pa paguar asgjë, teksa klubi nga Ferrara do të heqë barrën e pagës vjetore të portierit.

Me Torinon Berisha do të ketë një kontratë që do ta mbaj të lidhur me këtë klub deri ën vitin 2023.

Berisha drejt rikthimit në Serie A, Torino gati ta blejë kartonin e  portierit shqiptar

Berisha prite të marrë vendin e Salvatore Sirigut dhe ka shumë gjasa që të jetë titullar tek Toro, duke qenë që portieri i përfaqësueses italiane nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e tifozët, dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin.

Ndërkohë gardiani i përfaqësueses sonë rikthehet në këtë mënyrë në Serinë A pas një edicioni në Serinë B. Berisha ka luajtur në nivelin maksimal të futbollit italian edhe me fanellat e Lazios, Atalantës, por edhe Spalit.

Portieri numëron 139 paraqitje në Serinë A dhe do të jetë një garanci më shumë për trajnerin e sapoardhur Ivan Juric

Etrit Berisha editorial photography. Image of calcio - 185793007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *