• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Fantastike! Akademia Zëri shpallet kampion U-15 dhe ngjitet në Kategorinë Superiore! (VIDEO)

Byadmin

Jul 1, 2021

Akademia Zeri u-15 festoi titullin kampion te Liges Amatore ne Zonen e Tiranës, por duket se pjestaret e ketij ekipi nuk kane patur shume kohe per t’u gezuar.

Kjo sepse ata kane vijuar punen per te arritur tashme nje objektiv edhe me te madh, ne kategorine Superiore te kesaj grupmoshe.

Akademia Zeri U-15 si kampionia e Zones se Tiranës u ndesh bashke me ekipet kampione te shtate zonave te tjera te Shqiperise dhe ne fund, dy me te mirat u ngjiten në kategorine superiore te kesaj grupmoshe, per te zene vendin e dy skuadrave te renditura te fundit dhe qe kane rene prej kategorise tashme.

Finalja e luajtur pasditen e djeshme ka dhuruar shumë emocione e rivalitet por në fund ka fituar ekipi i Akademisë Zëri.

Në fund të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku përveç çmimeve për arbitrat më të mirë, janë vlerësuar edhe lojtarët më të mirë.

Akademia Zeri e cila drejtohet me shumë pasion nga trajnerët Glen Herri, Ervin Renza dhe Ariel Nezha viten e ardhshëm do vijnë me një projekt edhe më ambicioz.

Së fundmi pranë kësaj akademie është afruar edhe ish-ylli i Kombëtares shqiptare, Andi Lila kur pritet që kjo akademi të rifomatohet dhe të nisë një rrugë drejt suksesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *