• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Titullari lë Vllazninë dhe i bashkohet Dinamos!

Byadmin

Jun 30, 2021

Në Shkodër kanë tentuar me të gjitha mënyrat për ta mbajtur, por Eni Imami mund të quhet që tani lojtar i Dinamos.

Mbrojtësi i majtë, që luan edhe në qendër të repartit defensiv, do të aktivizohet me Vllazninë në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës dhe menjëherë më pas do të vishet blu.

Gazeta zbulon nga burime të sigurta në klubin kryeqytetas se mbrojtësi 28- vjeçar ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, me një progresion sa i përket pagës.

U përfol për kalim tek Partizani ose Dinamo por Eni Imami shfaqet në  stërvitje tek Vllaznia, ja e vërteta… – ShkodraWeb.com

Mësohet se në vitin e parë Imami do të përfitojë 30 mijë euro, në të dytin 40 mijë euro dhe në të tretin 50 mijë.

Dinamo ka ndier konkurrencë më të madhe për shërbimet e Imamit me klubin e Partizanit, pasi të kuqtë mësohet se i kishin bërë një ofertë më të mirë sa i përket pagës mujore, por nuk plotësonin kërkesën e lojtarit për një kontratë 2 ose 3-vjeçare.

“Demat” synonin marrëveshje 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe kjo nuk e bindi Imamin, i cili ka vendosur të luajë për Dinamon.

E meritojmë më shumë se kushdo titullin këtë sezon”, Eni Imami: Me  Partizanin, lojë shahu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *