• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Zyrtare: Teuta transferon sulmuesin e Kombëtares (FOTO)

Byadmin

Jun 29, 2021

Taulant Seferi bëhet pjesë e Teutës. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është huazuar te klubi durrsak vetëm për ndeshjet në Kupat e Europës dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u vënë nē dispozicion të trajnerit Edi Martini.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi kampion i Shqipërisë, qē falënderon edhe drejtuesit e Tiranës për mundësinë që i dhanë Seferit të jetë pjesë e bregdetarëve në përfaqësimin europian.

Sulmuesi nga Kumanova ka nënshkruar për tre sezone me Tiranën, por para se të nisë përgatitjet me bardheblutë, ka marrë misionin për të ndihmuar Teutën duke nisur nga turi i parë eliminator përballë moldavëve të Sheriff Tiraspolit.

Me Seferin, organika në dispozicion të Edi Martinit forcohet ndjeshëm, pasi sulmuesi kuqezi ka një eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare, ndryshe nga Krasniqi, Gruda apo Kapllani, të cilët janë aktualisht pjesë e bregdetarëve.

Postimi i Teutës:

Emri i katërt që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të shqipërisë është futbollisti i kombëtares Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Seferi do të jetë një ndihmë e madhe në UEFA Champions League.

Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e KF Tirana për bashkëpunimin dhe lejimin e futbollistit për t’u afruar me Teutën. Seferi do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohet në Ohër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *