• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Rrëfim unik i Demollarit: Ju tregoj të pathënat e golit të anuluar ndaj Anglisë…

Byadmin

Jun 29, 2021

Sulejman Demollari është një nga më të mëdhenjtë e futbollit shqiptar, por mes shumë golave që ka shënuar, i kujtojnë kryeveprën që realizoi kundër Anglisë më 24 prill të vitit 1989, gol që padrejtësisht ia anuluan. Ndeshja përfundoi 5-0 për britanikët, por ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Kombëtares e kujton edhe sot atë episod.

I ftuar në studion e emisionin “Euromania” të moderatores, Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, Demollari, bëri edhe një analizë të shkurtër në lidhje me ecurinë e Kombëtares shqiptare si dhe foli për situatë aktuale në kampionatin Europian duke deklaruar:

GOLI FANTAZMË I ANULUAR NDAJ ANGLISË- Gjithmonë kujtojmë golin shumë të bukur, fantazmë, të anuluar. Është një nostalgji, për veprimin e bukur dhe ekzekutimin, pavarësisht se motivimin e anulimit nuk e kemi mësuar as sot. Në atë momente me aq sa mundëm me arbitrin kryesor norvegjez, kërkuam shpjegim, por ai tha, mbaroi vazhdoni lojën. Edhe kur vajta si trajner me ekipin kombëtar, gazetarët më pyesnin, që si ka mundësi që u anulua.

Sulejman Demollari - Shqiptarja.com

Doktori i ekipit Kombëtar në atë kohë pati një takim me Bobi Robsonin dhe i tha që në qoftë se do të ishte anuluar për ne, nuk e di çfarë do kishim bërë. Rezultati ishte 1-0 o 2-0 për Anglinë. Kishim 3-4 minuta që po e qarkullonim topin, po përballeshim denjësisht me Anglinë. E bukura e atij golit është që mënyra e ekzekutimit ishte fantastik dhe me shumë nivel.

TRANSFERIMI NË RUMANI- Kontakti i parë ishte me Dinamon e Bukureshtit. Ishim përballur me shumë ekipe të Rumanisë, kisha lënë një shije të mirë te drejtuesit e Dinamos së Bukureshtit. Ishte fat që u transferova.

EMOCIONET E PËRJETUARA- Uembli ishte një stadium si një qytet gjigant. Ishte ëndërr për futbollistët. Shumë emocione. Mora barin e fushës me vete e ruajta. Platinisë së madh nuk iu dha mundësia asnjë ndeshje të luante në Uembli. Fushë magjike. Në atë kohë në Uembli luante vetëm ekipi kombëtar dhe finalja e Kupës së Mbretit. Ishte një ndjenjë gëzimi, kishte emra si Shilton, Lineker, ndër më të mirët në botë. Kënaqësi që u shua me anulimin e golit.

Sulejman Demollari (Albanien)

REAGIMI I MEDIAVE SHQIPTARE – Një gol i realizuar me një goditje perfekte.

NDRYSHIMET- Futbolli ka evoluar. Ka ndryshime shumë pozitive, sidomos te rritmi i lojës, është rritëm i jashtëzakonshëm. Futbollistët janë shumë të përgatitur. Ekipet e përgatisin jashtëzakonisht mirë lojën. Tani mbase mungon ndonjë talent si në kohën tonë, por futbolli edhe në Shqipëri ka evoluar.

Atëherë nuk kishte kaq shumë ngjeshje të ndeshjeve. Mund të bëhej deri në 2 ndeshje në 7 ditë,  kurse tani ka më shumë ngarkesë.

KOMBËTARJA- Trajneri Reja po përpiqet të fusë idenë e tij, me skemën 3-5-2, që është shumë rezultative, por 2 anësorët duhen lojtarë tipik. Rezultatet u dhanë në National League, por shpresoj që në të ardhme të ketë rezultate më të suksesshme.

SURPRIZAT- Pse jo edhe ne të tentojmë maksimumin, duke parë formën e lojtarëve. Futbolli nuk ka diferencë të jashtëzakonshme. Trajnerët janë përgatitur nga ana taktike, pse jo Shqipëria ta provojë për rezultate të mira. Sikur po mungon ai lojtari i fundit, lojtari asist, trajneri Reja, nëpër këto ndeshje miqësore, po provon elementë si Kallaku, Bare, për të gjetur lojtarin asist. Për mendimin tim, akoma nuk kemi lojtarin për pasin e fundit.

EUROPIANI- Për Anglinë dihet që është kuadër me përvojë, i ka të gjitha komponentët, Trajneri gjithmonë e rreshton skuadrën duke ju përshtatur kundërshtarit. Kjo ndeshje do të jetë shumë e luftuar për mua. Nuk ka rëndësi rreshtimi, pasi lojtarët kanë vlerat e tyre. Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante dhe me rezultat të ngushtë. Unë anoj pak nga Gjermania, edhe mund të eliminohet, por është një ndeshje plot me yje dhe do të shohim spektakël. Fitoftë më i miri. Jam futbolldashës gjerman.

May be an image of 11 people

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *