• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Mbappe eleminoi Francën, “snàjperi” më i saktë i penalltive në botë është një shqiptar

Byadmin

Jun 29, 2021

Franca u eleminua nga mendjemadhësia dhe… Kylian Mbappe. Kështu shkruajnë mediat e shumta europiane, edhe më gjerë.

Humbja e penalltisë nga ylli i PSG-së konsiderohet fatale, jo vetëm pse dërgoi “gjelat” në shtëpi qysh në 1/8 finale, por sepse eklipsoi edhe më tej figurën e 22-vjeçarit, për të cilin çmenden klubet më të mira në glob, por e mbylli kompeticionin e kësaj vere pa asnjë gol.

Dështoi edhe nga pika e bardhë. E meqë jemi te penalltitë, ne si shqiptarë mund të krenohemi me një fakt.

Mbappe the culprit as Switzerland stun France on penalties - RFI

Po, po, sepse kemi ekzekutuesin më të mirë të penalltive në Europë dhe botë. Fjala është për djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano.

E njihni të gjithë Ledio Panon, që në Shqipëri ka luajtur vetëm me Partizanin. Ai është i vetmi në listën përkatëse (kliko dhe shih) që nuk ka humbur qoftë edhe një penallti të vetme.

Pra, e ka finalizimin nga pika e bardhë 100%. Nga 50 penallti të goditura, të 50-ta i ka kthyer në gola. Asnjë dështim, çka dëshmon për një “snajper” të vërtetë.

ledio pano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *