• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Murati bën rréfimi specíal te “EUROMANIA”: Francën mund ta thýejë vetëm…Italia!

Byadmin

Jun 28, 2021

Nga miqësia special me trajnerin e Francës, Didier Deshamp, te Kombëtarja shqiptare dhe pritshmëritë për këtë EURO 2020.

Ish-mesfushori i Kombëtares, Edvin Murati, bëri një rrëfim special, për emisionin “Euromania”, të moderatores Enxhi Biba, në “News 24”. Nëpërmjet një lidhje në “Skype”, nga Parisi, Murati ndër të tjera u shpreh:

EUROPIANI- Normal që jam me Francën, kam ardhur këtu në moshën 15-vjeç. Mbas Shqipërisë dhe Kombëtares mbështes gjithmonë Francën.

SFIDA ME GREQINË- Nga 2004 që ishte Greqia kampione e Europës, nuk më pritën mirë. Si shqiptar smë pritën mirë, pasta e kuptuan që duhet të na prisnin mirë.

KOMBËTARJA- Duhet të grumbullosh lojtarët më të mirë. Trajneri nuk është trajner, por është një seleksionues dhe duhet të bëjë bashkë të gjithë lojtarët. Si puna e Francës. Golashënuesi më i mirë është Zhuri, po ai nuk luan. T’i zgjedh grupin ku jep maksimumin.

EMOCIONET E EUROPIANIT- U kualifikuam me fat në 2016. Tani Europiani nuk ka të njëjtin interes si më përpara. Më përpara mblidheshim shumë shokë dhe prinim ndeshjen e radhës, tani nuk është e njëjta gjë, por gjithsesi futbolli është një gjë e mirë, për njerëzit, tifozët dhe nga ana politike gjithashtu, është shumë e mirë.

MIQËSIA ME DESHAMP- Me presidentin dhe Francën dhe Deshampin jemi shumë shokë, çdo javë hamë dreka, jam bashkë me ato. Ata komunikojnë shumë me njëri-tjetrin. Gjëja e rëndësishme është të formojë grupin. E rëndësishme është që ekipi të jap maksimumin për trajnerin.

Jeta ima është në Paris. Kur vij në Tiranë, takoj shokët e mi, nuk dua të futem në biznes me këto gjëra. Çdo gjë që bëj e bëj për të mirën e Kombëtares. Duhet futur fryma e mirë, ne nuk kemi as Mesin as Ronaldon. Po nuk patëm grupin e fortë, nuk mund të marrin maksimumin nga Kombëtarja. Duhet që lojtarët të luajnë 2-3 vite bashkë.

SEKRETI I FRANCËS-Ne më përpara në Shqipëri kemi pasur klasat sportive dhe Franca ka të njëjtën gjë, akademitë e ekipeve, punojnë shumë mirë dhe nxjerrin lojtarë. Është shteti që nxjerr më shumë lojtarë ne Europë. Ne kemi çdo gjë në urgjencë, Franca të le të shprehesh. Në qoftë se një lojtar nuk është mirë nga ana teknike, shkon te muri dhe bën pasa, deri sa mësohet. Franca ka 4 ekipe bashkë.

KUSH MUND T’I MPOSHTË “GJELAT”? Francën mund ta thyejë vetëm Itali, që po luan si Franca e dikurshme, ndërsa Franca po kalkulon si Italia.

FRANCË-ZVICËR- Futbolli është i bukur sepse çdo gjë mund të ndodhë. Për mendimi tim, Franca ngelet Francë. Me këtë ekip që ka Franca është shumë lartë. Për mendimin tim Mbape do të jetë lojtar i ndeshjes.

BISEDAT ME DESHAMP- Është i bindur që do të fitojë Europianin, ka presionin e Zidanit, që do ta fitojë patjetër. Zidan pas largimit nga Reali ka shprehur dëshirën për të drejtuar kombëtaren franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *