• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ibrahimovic prezanton trailerin e filmit të tij, merr pjesë edhe aktori shqiptar (VIDEO)

Byadmin

Jun 28, 2021

Zlatan Ibrahimoviç ka një karrierë të pasur në futboll duke luajtur për disa nga ekipet më të mëdha në Europë.

Për këtë arsye karriera e sulmuesit të Milanit do të bëhet film. Fabula është shkruar nga Xhakop Bekman teksa është përcjellë karriera e plotë e Ibrës që në hapat e para si futbollist.

E veçanta është se një ndër aktorët kryesorë do të jetë dhe një shqiptar i quajtur Granit Rushiti.

Granit Rushiti, një sulmues suedez 20-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Kosova, do të jetë aktori që do të interpretojë Ibrahimovic në versionin e periudhës midis moshave 17 dhe 23 vjeç.

Nga mosha 11 deri 13 vjeç do ta interpretojë Dominic Bajraktari Andersson, edhe ky me rrënjë shqiptare. Ibra mori pjesë në mënyrë aktive në film për jetën e tij. Sulmuesi i Milanit ishte i përfshirë në çdo proces të shkrimit të skenarit.

Filmi është titulluar “Unë jam Zlatan” dhe vetë sulmuesi ka shpërndarë trailerin në rrjete sociale i cili është bërë menjëherë viral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *