• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Hardhek shkodran! Sulmuesi shumëpritur nuk vjen pasi ka probleme me….pasaporten!

Byadmin

Jun 28, 2021

Pritej me shumë entuziazëm në Shkodër, por tashmë duket gjithçka e sfumuar si transferim. Bëhet fjalë për sulmuesin ganez Ngisah Bismark, i cili duhej të mbërrinte sot në aeroportin e Rinasit, por ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit të Milanos duke e bërë kështu ndalimin e këtij transferimi tek Vllaznia.

bismark ngisah

Arsyeja ka qenë pasaporta e tij që i skadon për më pak se tre muaj, ekzaktësisht në shtator të këtij viti dhe udhëtimet janë të ndaluara deri 6 muaj përpara.

Ky lajm nuk ka qenë aspak pozitiv për klubin e Vllaznisë pasi kishin bërë çdo gjë gati që sulmuesi të ishte në dispozicion të trajnerit Thomas Brdariç për Kupat e Europës.

Bismark është aktivizuar me Pro Seston në Serinë C italiane, gjithashtu ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kievos në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *