• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Balaj në një rrëfim ndryshe: Në Europian bëj tifo për…CR7. Në Superligë vijë nëse…

Byadmin

Jun 27, 2021

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ishte i ftuari special i ditës së sotme në emisionit “Euromania” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Nëpërmjet një lidhje live në “Skype”, bomberi shkodran, foli për situatën aktuale në kampionatin Europian, teksa u ndal edhe të Kombëtarja si dhe goli special i shënuar ndaj Portugalisë.

Balaj gjithashtu zbuloi se është tifoz i Kristiano Ronaldos, ndërkohë që për sa i përket të ardhmes, pas largimit nga kampionati austriak, 30-vjeçari ia mbylli derën momentalisht, një rikthimi të mundshëm në Kategorinë Superiore.

Balaj: Shqipëria mos të matë forcat me Anglinë, nuk kthehem në Superiore -  Abc News

ELIMINIMI I AUSTRISË- Kam luajtur 2 vitet e fundit në Austri, por kombëtarja është pak e lidhur me kampionatin austriak, shumica e lojtarëve luajnë në Gjermani. Por eliminimi dhe paraqitja e djeshme ndaj Italisë, nuk la shije të hidhur. Kam folur me miqtë e mi në Austri dhe ishin të kënaqur. Goli i Arnautoviçit, në qoftë se nuk ishte i parregullt, mund ta eliminonte Italinë

GOLI NDAJ PORTUGALISË- Një nga golat më me vlerë që kam realizuar. Na dha shtysë të madhe dhe arritëm në fund të kualifikoheshim. Një gol i veçantë për nga realizimi.

Bekim Balaj » Friendlies 2015

IMPAKTI I GOLIT NDAJ PORTUGALISË- Golat me Kombëtaren kanë vëmendje të madhe dhe lënë shenjë, si ai i Sadikut, psh, për ecurinë e karrierës, është e rëndësishme vazhdimësia. Ka rëndësi sa jep në klubi ku luan çdo javë.

PËRBALLJA ME GJIGANTË- Ekipi kombëtar ta jep mundësinë të përballesh me kundërshtarë të këtij niveli. Pepe po bën akoma mirë dhe është rikthyer në kombëtare, është akoma në formë të mirë, lojtarë fizik.

ECURIA E PORTUGALISË PAS GOLIT TË BALAJT- Disa media në Portugali kishin shkruar “Faleminderit Balaj”, sepse u largua trajneri dhe ndryshuan shumë gjëra.

VIDEO/ Bekim Balaj protagonist, Sturm Graz shmang humbjen në shtesë - AZ  Lajme

KOMBËTARJA- Hera e parë iu ka ngelur në mendje të gjithëve, por mendoj që në të ardhme do të jetë më shumë mundësia për të shkuar në Europian. Me Kombëtaren atëherë u bë një konsolidim dhe trajneri ndenji goxha. Ishim të uritur, e shfrytëzuam mundësinë dhe bëmë kualifikimin historik.

Për momentin jemi në eliminatoret e Botërorit dhe formula është ndryshe. Vetëm e para shkon direkt, e dyta është shumë e vështirë të arrijë kualifikimin.

PORTUGALI-BELGJIKË- Janë ekipe të ngjashme. Kanë në përbërje të tyre lojtarë të nivelit të lartë. Do të doja të kualifikoheshe Portalia, jam tifoz i Kristiano Ronaldos, do të kisha pasur dëshirë të kualifikoheshin ata. Por edhe Belgjika është pretendent për të fituar Europianin. Do të jetë ndeshje e bukur.

Bëj tifo për Ronaldon, jam tifoz i Brazilit, e kam nisur futbollin duke parë një Ronaldo tjetër.  Nga Ronaldo braziliani kam ngelur tifoz i Brazilit.

Balaj: Më gëzon rikthimi në Kombëtare - Bota Sot

FAVORITËT- Potencialin më të madh nga të gjitha ekipet e ka Franca. Edhe me lojtarët e stolit mund të përballet denjësisht me të gjitha ekipet. Anglia ka ekip të mirë, por nuk ka bërë grup sicc duhet. Italia do të ishin fitues për nga dëshira që kanë për të triumfuar.

ROTACIONI NË KOMBËTARE– Rotacioni është bërë goxha. Të gjithë e dimë, në tërësi nuk ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri. E dimë të gjithë si kemi arritur suksesin në ekipin kombëtar. Realisht mund të arrijmë diçka dhe të pretendojmë. E treguam në ndeshjet miqësore me Uellsin dhe Çekinë që diferencat nuk janë të mëdha. Me Hungarinë dhe Poloninë do të jenë sfida që do të shërbejnë edhe për eliminatoret e botërorit.

E ARDHMJA- Unë kam dalë nga Vllaznia. Për momentin nuk është në planet e mija të kthehem në Superiore. Në të ardhmen pse jo, nuk i dihet asnjëherë.

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *