• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Teuta i rrémben Kukësit titullarin e mbrojtjes (FOTO)

Byadmin

Jun 26, 2021

Blerim Kotobelli është lojtari më i ri i Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak, që nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, me të cilin kanë firmosur për dy sezone.

Kotobelli bëhet kështu goditja e dytë e klubit durrsak në merkaton e verës, pas sulmuesit Hristijan Dragarski. Mbrojtësi i majtë u largua nga Kukësi dhe doli si futbollist i lirë.

Kotobelli është një njohje e vjetër për “djemtë e detit”, pasi ka qenë pjesë e Teutës për tri sezone radhazi, nga viti 2014 deri në 2017.

May be an image of 1 person and text

Afrimi i tij blindon krahun e majtë të mbrojtjes, ku pas largimit të Aleksandër Kuros, aktualisht te durrsakët i gatshëm është për këtë pozicion ishte vetëm braziliani Xhekson Ferreira.

Njoftimi i klubit:Mbrojtësi Blerim Kotobelli është futbollist i ri i Teutës.KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Blerim Kotobelli. 28 vjeçari vjen nga ekipi i Kukësit dhe ka firmosur kontratë dy vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kotobelli nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

blerim-kotobelli - Zjarr.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *