• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Mund tu duket e çuditshme por Napoli kopjon Vllazninë, ja arsyeja (FOTO)

Byadmin

Jun 26, 2021

Revolucion përsa i përket fanellave te ekipit italian të njohur të Serie A, Napolit.

Muajt e fundit raportohet se klubi ka mbyllur marrëveshjen me sponsorin teknik, Kappa dhe duket se nuk ka ndërmend të firmosë me një tjetër sponsor, por do të merret vetë me këtë biznes.

Nga Italia tregojnë se fanellën e re të Napolit do e dizenjojë një emër i madh i botës së modës, megjithëse nuk ka shumë lidhje me futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Napoli, presentate le nuove maglie per il 2020 2021. Foto | Sky Sport

Giorgio Armani do të projektojë fanellat dhe Onis ka marrë përsipër prodhimin e tyre.

Kështu, Napoli sezonin e ardhshëm nuk do të ketë një sponsor teknik, duke ndjekur shembullin e Vllaznisë në vendin tonë, që prej dy vitesh tashmë nuk e ka një sponsor teknik dhe i prodhon fanellat vetë.

Edhe paratë e shitjeve Napoli do i marrë vetë ekipi axurr i cili pritet të bëjë ndryshime të mëdha.

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *