• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Cikalleshi bën rrëfimin special: Isha afër Sampdorias, por…

Byadmin

Jun 26, 2021

Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte i ftuari special i ditës së sotme, në emisionin “Euromania” të moderatores Enxhi Biba, në “News 24”.

Nëpërmjet një lidhje live nga “Skype” Cikalleshi rrëfeu për herë të parë, se ishte pranë transferimit te Sampdoria kur trajner ishte Mihajlovicc, por kjo gjë nuk u bë e mundur, për shkak të pasaportës, pasi vetëm 3 lojtarë ekstrakomunitare lejohen të aktivizohen në Serinë A. Për sa i përket EURO 2020, sulmuesi kavajas, sheh favoritë Italinë dhe Francën.

“Është akoma herët për të kaluar Bogdanin. Goli kundër Çekisë dhe shtylla ndaj Italisë janë kujtime të bukura. Nëse ndaj Italisë do të kisha shënuar, edhe në karrierën time mund të kishte ndonjë ndryshim. Edhe ndoshta mund të kisha shkuar në Serinë A, kam qenë 2-3 herë afër. Nuk jam pishman, jam i lumtur  për karrierën. Goli ndaj Çekisë është më i bukuri në karrierë.

Cikalleshi asiston në gol dhe humb një penallti - KOHA.net

Ishim të mërzitur që humbëm ndeshjen, meritonim diçka më shkumë ndaj Çekisë. Kam pasur goditjen e mirë. Reja tha “mama mia, çfarë goditje”. Kam qenë me fat me Rejën sepse kam shënuar. Me De Biazin, kam qenë pafat me shtyllat. Me Rejat kam statistikat me veten, sulmuesit duhet të shënojnë.

Trajnerët Italinë, fokusohen më shumë te faza mbrojtjëse. Ne jemi ekip i vogël për t’u krahasuar me gjigantët e Europës. Me De Biazin e bëmë këtë më së miri. Me të njëjtën filozofi loje mund të arrinim më shumë në Europian.

Ky vit dhe viti tjetër do të jetë i mjaftueshëm për të konfirmuar stablilitetin. Do të jetë një provë zjarri. Rivalët për në Europian mund të jenë më të lehtë. Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të Botërorit. Këto 2 ndeshjet e shtatorit janë shumë të rëndësishme. Ne pamë Hungarinë që në EURO 2020 bëri një prezencë shumë të mirë, edhe Polonia gjithashtu, por ne do të provojmë shanset tona.

Sokol Cikalleshi on Team of the Week of Turkish League - Oculus News

Në momentin tonë më të mirë, ja kemi dalë kundër Portugalsië, kemi luajtur të barabartë kundrejt Francës. Edhe ne kemi bërë hapa përpara.

Nuk duhet ta masim veten me San Marinon dhe Andorrën. Polonia dhe Hungaria për momentin janë më mirë se ne, port e shikojmë.

Kemi lojtarë të mirë në krah. Një nga lojtarët që e ka hasur më shumë sakrificën është Roshi. Edhe Uzuni është në top formë. Trajneri edhe mund ta ndryshojë skemën. Skema e parë e tij është 3-5-2, në qoftë se i kemi lojtarët të gjithë, mund të ndryshojë edhe skema. Lojtarët e krahut sakrifikohen.

Anglia është nivel tjetër. Është një ndeshje, që jo vetëm ne por edhe Polonia dhe Hungaria e konsiderojnë të parën në grup, por futbolli na ka surprizuar herë pas here. Kualitetet e Anglisë vendosën ndeshjen.

104 Cikalleshi Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Kush nuk do të donte që ekipi të luante në sulm. Duhet të jemi të gjithë koshient që ne jemi kombëtare e vogël që duhet të mbrohet mirë dhe të arrijë diçka pozitive kundrejt ekipeve më të mëdha. Maja jonë ka qenë hera e parë kur shkruam në Europian. Të gjithë kemi sakrifikuar. Kemi vrapuar si të çmendur, në radhë të parë për të mbrojtur, më pas për të sulmuar. Në ndeshjen me Çekinë, kemi bërë një futboll ofensiv. Mos harrojmë që Çekia pjesën e parë, ka pasur raste të pastra ku mund ta mbyllte ndeshjen.

Italia e ka treguar vetën në këtë Europian, ka mbrojtjen ndër më të mirat. Mesfushën dhe sulmin gjithashtu e ka të komplentuar. Mendoj që deri tani është pretendenti kryesor. Futbolli ka edhe ato surprizat e veta. E kam pasur fatin të luaja me Bonuccin. Murinjo e ka thënë: Bonuçi dhe Kielini janë profesorat e mbrojtjes. Për mendimin tim trofeu do të vendoset mes Italisë dhe Francës. Një nga këto të dyja e fiton Europianin.

Është akoma herët për merkaton. Nuk ka ofertë konkretë. Para se të shkoja në Turiq, mund të shkoja te Sampdoria, por për shkak të pasaportës, dështoi transferimi. 3 ekstrakomunitarë lejohet të luajnë. Prita që të hapej vendi, në atë kohë ka qenë trajner Mihajloviç, por nuk u realizua. Ai ka qenë momenti për të luajtur në Serinë A, kjo ka qenë gjëja konkrete. Tani skam. Tani jam mirë në Turqi, jam i kënaqur”, u shpreh Cikalleshi.

Sokol Cikalleshi Pictures and Photos - Getty Images | Photo, Pictures,  Stock pictures

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *