• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Partizani godet në merkato, i merr yllin e skuadrës Skënderbeut (FOTO)

Byadmin

Jun 25, 2021

Partizani vijon fazën përgatitore në Ohër, teksa nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja është shtuar së fundi një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mesfushorin vlonjat, Arinaldo Rrapaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës kryeqytetase.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kuq, që njofton se ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun për blerjen e kartonit të mesfushorit, i cili nga ana tjetër ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Partizanin, me opsion rinovimi edhe për një vit të katërt.

May be an image of 1 person and text

Mesfushori 20-vjeçar është rritur te Flamurtari, ku debutoi në sezonin 2018-2019 në Kategorinë Superiore dhe verën e kaluar u transferua te Skënderbeu i Korçës, ku nuk ia doli të shndërrohej në një titullar i formacionit të Memellit.

Tani Rrapaj do të punojë nën urdhrat e Ilir Dajës, me synimin për t’u shndërruar në titullar i formacionit të të kuqve dhe për të bërë hapin e madh të karrierës, duke qenë se pritshmëritë ndaj tij janë shumë të mëdha.

Mesfushori 20-vjeçar është i katërti futbollist që u bashkohet të kuqve gjatë merkatos së kësaj vere, pasi më herët me Partizanin kanë firmosur edhe mbrojtësit Dajan Shehi e Emilano Musta, si dhe mesfushori Herald Marku.

FK Partizani Albania by unaegw on DeviantArt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *