• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Portugalia i falet CR7, Francës nuk i mjafton Benzema! (VIDEO)

Byadmin

Jun 23, 2021

Franca ka barazuar 2:2 me Portugalinë duke siguruar kështu vendin e parë në Grupin F të Euro 2020.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë, pas një faulli që i bëri Lloris Danilos (31′).

Rezultatin e barazoi Karim Benzema, që gjithashtu shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë (45+2).

Edhe në pjesën e dytë, dy Kombëtaret zhvilluan ndeshje mjaftë interesante.Image

Një asistim i mrekullueshëm nga Paul Pogba, gjeti Benzeman që realizoi në mënyrë të bukur në portën e Patricios (47′).

Sidoqoftë, Kounde preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, nga e cila nuk gaboi CR7 (60′).

Franca largohet nga grupi si lider me pesë pikë, derisa Portugalia kualifikohet si vendi i tretë me katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *