• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

EURO2020/ Talenti polak thýen rekordin e vendosur pak ditë më parë (FOTO)

Byadmin

Jun 20, 2021

Poloni-Spanjë hyn në historinë e futbollit europian. Adoleshenti i përfaqësueses polake, Kacper Kozlowski, 17 vjeç e 246 ditë, u bë lojtari më i ri që aktivizohet në finalet e eventit madhor.

Ai ka thyer rekordin e Jude Bellingham, i cili kur u aktivizua në ndeshjen Angli – Kroaci nga trajneri Gareth Southgate ishte 17 vjeç e 349 ditë.

Futbollisti i Pogoń Szczecin, i lindur më 16 tetor 2003, u hodh në fushë nga Paulo Sousa në minutën e 55-të në vend të Klich.

Bellingham, kundër Kroacisë, kishte thyer rekordin e mëparshëm, i cili i përkiste holandezit Jetro Williams, që në Euro 2012, në ndeshjen Holandë-Danimarkë, kur ishte 18 vjeç dhe 71 ditë.

I riu që luan te Pogon Szczecin ka thyen një rekord që qëndroi për vetëm gjashtë ditë, pasi Bellingham luajti në ndeshjen e Anglisë kundër Kroacisë.

Rekordi i Kozlowskit nuk do të thyhet për të paktën tre vjet, kur zhvillohet Kampionati Evropian i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *