• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Barcelona transferon sulmuesin! (FOTO)

Byadmin

Jun 19, 2021

Barcelona nuk ka pritur mbarimin e Kampionatit Europian dhe kanë zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin e Hollandës, Memfis Depai.

27 vjeçari është transferuar tek katalanasit me parametra zero pas mbarimit të kontratës me Lionin.

Aktualisht, Depain ndodhet i grumbulluar me “tulipanët” dhe sapo të mbarojë kompeticionit do t’i bashkohet skuadrës së re.

Image

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Barcelonën duke realizuar dhe një nga dëshirat e tij në karrierë që të stërvitet nga trajneri Ronald Kuman.

Memphis ka nënshkruar kontratën pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore për bluagranat.

Barcelona po bën një merkato mjaft aktive duke transferuar disa lojtarë me parametra zero si Aguero, Garsia dhe Depai të cilët nuk mund të refuzojnë ofertën e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *