• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia tenton ish-sulmueisn që shkëlqeu tek Tirana (FOTO)

Byadmin

Jun 19, 2021

Majkëll Ngo mund të rikthehet në Shqipëri dhe të luajë për Vllazninë.

Lajmin e bujshëm e konfirmon ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë sulmuesi anglez, i cili u bë i njohur në kampionatin tonë pasi luajti tri sezone me Tiranën dhe u shpall kampion.

Ai ka qenë së fundmi pjesë e klubit të Superligës qipriote, Enosis, por e ka prishur kontratën dhe tashmë është lojtar i tij.

May be an image of 1 person

Menaxheri i tij shqiptar, Mario Cenolli, është futur në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë. Mirëpo, vetë Ngo enkas për gazetën e pranoi një gjë të tillë.

“Është e vërtetë që Vllaznia më ka bërë një ofertë. Ata janë një skuadër e mirë dhe duan që të forcohen akoma edhe më shumë, gjë të cilën unë e respektoj. Ishin të pafat në sezonin e fundit që nuk e fituan kampionatin, pasi i shkuan shumë afër”, ka thënë fillimisht 28-vjeçari anglez.

May be an image of 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *