• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Nuk mjafton CR7, Portugalia bie përballë Gjermanisë (VIDEO)

Byadmin

Jun 19, 2021

Humbja ndaj Francës ishte thjesht një ëndërr e e një nate vere për Gjermaninë, teksa kundër portugezëve rikthehet ajo skuadër e frikshme që i kishte munguar futbollit në përgjithësi dhe tifozve të “Panzer”-ave në veçanti.

Skuadra e Joachim Lowe mposht thellë dhe me përmbysje Portugalinë e Cristano Ronaldos në shifrat 4-2.

Gjermanët do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të, por rrjeta e Gnbary-t do të anulohej për pozicion jashtë loje të Gosens, i cili dha asistin e golit.

Pas këtij episodi do të festonin luzitanët falë Ronaldos që pas vetëm 15 minutash lojë do t’u jepte avantazhin të tijve.

Gjithsesi, reagimi i kundërshtarit do të ishte i menjëhershëm, duke ushtruar presing të vazhdueshëm.

Nuk do të shënonin vetë, por të ndihmuar edhe nga një devijim i Dias në të 35-ën, rikthyen ekuilibrat në rezultat.

Pa e marrë mirë veten nga goli i pësuar, mbrojtja portugeze gabon sërish, pasi këtë herë është Guerreiro ai që u jep sërish mundësi gjermanëve për të festuar.

Brenda pak minutave “Panzer”-at përmbysin gjithçka, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë sërish Gjermania do të gjente forcën për t’i dhënë një tjetër goditje të rëndë portugezëve, Kai Havertz ia del të finalizojë.

Presingu nuk u ndal asnjë sekondë dhe gjithçka do të konkretizohej me një tjetër gol, ku në listën e protagonistëve do të përfshihej edhe Gosens.

Portugalia provon ta bëjë humbjen më pak të dhimbshme, por finalizimi i Jotas në minutën e 67-të, nuk u mjafton luzitanëve që mposhten në shifrat 4-2 përballë një Gjermanie të frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *