• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Kur Sadiku realizonte golin historik për Shqipërinë 5 vite më parë. Shikoni si e kujton UEFA…(VIDEO)

Byadmin

Jun 19, 2021

Si sot përpara 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Armando Sadiku Goal Albania Vs Romania 1-0 Euro 2016 - YouTube

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

Duhet theksuar një fakt tepër interesant pasi Armando Sadiku ishte sulmuesi i katërt në radhë në Kombëtaren tonë.

Para tij De Biasi preferonte Balajn, Cikalleshin dhe Gashin, mirëpo puna e palodhur e cërrikasit bëri që ai të katapultonte si sulmuesi kryesorë i ekipit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *