• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Kjo ishte klithma e një kombi të tërë…

Byadmin

Jun 19, 2021

Kjo ishte klithma e një kombi të tërë. Siç festoi Andi Lila u festua kudo. Shumica edhe kanë qarë. Lotët e gëzimit janë të mrekullueshëm.

Gjashte vite pas suksesit më të madh ndërkombëtar në të gjitha fushat e jetës, shqiptarët ende e kujtojnë si ngjarjen më të rëndësishme fitoren kundra Rumanisë në Euro 2016!

19 qershori 2016 ishte e dielë. Po ndodhte kulmimi i një ngjarje të jashtëzakonshme e ngjizur me vite e dekada të tëra. Po ndodhte një gjë madhështore të cilën Shqiptaria nuk e kishte parë!

Albanias Andi Lila shouts raising his arm Editorial Stock Photo - Stock  Image | Shutterstock

Po ndodhte që një grup djemsh nga të gjitha trojet shqiptare me talent dhe të vendosur të lùftonin deri me vetmohim për ti treguar edhe shqiptarëve por edhe botës që nëse jemi të bashkuar nuk ka as çmim e as forcë që mund ti sprapsë apo ndalojë nga qëllimi i tyre i gatuar me dashuri për atdheun dhe për njeri-tjetrin.

Ne jemi vend i vogël dhe me popullsi të varfër ekonomikisht por jemi një popull liridashës dhe njerëz me zemër të madhe.

Organizimi dhe rregullimi i sportit është nevojë e kohës, të thuash që sporti shqiptar është si në të gjithë Europën është thjeshtëzim por dhe naivitet, ne nuk do të bëjmë naivin përderisa kemi një shtet që jo vetëm nuk kujdeset për përmirësimin e jetës së sportistëve por shkatërron terrenet sportive dhe i ndërton pallate shumëkatëshe.

Andi Lila - Andi Lila Photos - Zimbio

Ne sportistët, ish-sportistët duhet të ndryshojmë mentalitetin,të vrasim frikën dhe të bashkohemi, të ndërgjegjësojmë secilin sportist dhe ti vetëditsojmë ato! GJITHÇKA DO NDRYSHOJË PËRGJITHMONË.

Të dashur bashkëkombësit e mi, është interes i yni i përbashkët përmirësimi i jetës sportive në Shqipëri. Bashkimi Europian ku ne duam të anëtarësohemi thotë që vetëm 4% e shqiptarëve merren me sport, sot vetëm 8 cm katror për frymë terren sportiv kemi në kryeqytet, sot fëmijët tanë nuk merren me aktivitet sportiv dhe shumica e tyre po bëhen obezë ose me syze për shkak të lojrave elektronike.

Andi Lila - Andi Lila Photos - Zimbio

Ne duhet të përshpejtojmë me emergjencë dhe prioritet reformën ekonomike në sport, privatizimin e klubeve, statusin e sportistit të përmirësojmë terrenet sportive etj.

Që të përsërisim të njëjtat emocione, ndjenja, ti tregojmë botës që ne jemi dhe dimë të bëjmë edhe gjëra të mira, duhet të fillojme që sot të ndryshojmë politikat në sport. Nesër është vonë!

Te mirat vijnë ngadalë,por të keqijat duhen ndalur shpejt.

Andi Lila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *