• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Agim Ibraimi ikën në Itali, Naingolan i bën ftesë publike: Eja në…

Byadmin

Jun 19, 2021

Agim Ibraimi është një emër i nxehtë në këtë merkato, teksa së fundmi emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Dinamo, duke ditur që i përfundon kontrata me Kukësin në fund të qershorit.

Ibraimi është nën kontratë me Kukësin deri në fund të këtij muaji dhe kësisoj nuk mund të bëjë asnjë lëvizje zyrtare. Megjithatë, ai ka marrë tashmë ofertën zyrtare të bluve dhe duket se është joshur nga projekti që ka Dinamo për sezonin e ri.

Ibraimi ka edhe oferta të tjera në këtë periudhë, por dinamovitët e rikthyer në Superiore, duan që ta bindin me çdo kusht. Presidenti Ardjan Bardhi mund të bëjë një sforco ekonomike, në mënyrë që trajneri Shkëmbi të ketë një lider për t’u bazuar në sulm për sezonin e ri.

No description available.

Megjithatë duket se vetë lojtari ka menduar ta heqë për pak mendjen nga merkato dhe ka vendosur të udhëtojë drejt Italisë në Venecia, për të shijuar pak kohën e pushimeve.

Gjatë kësaj kohe, kapitenit të Kukësit i ka ardhur një ftesë speciale nga Raxha Naingolan.

Ky i fundit ka komentuar në foton e Ibraimit në Venecia, teksa e fton atë në Sardinia, ishull pranë Kaljarit dhe Sardenjës. “Hajde në Sardinia miku im”, i shkruan Naingolan.

Kujtojmë se Naingolan dhe Ibraimi janë miq prej vitesh, nga koha kur luanin te skuadra e Kaljarit në sezonin 2013-2014, mke mesfushorin belg që u rikthye përsëri te kjo skuadër në sezonin që lamë pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *