• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Schick nuk ndalet, i rrezikon kualifikimin Kroacisë (VIDEO)

Byadmin

Jun 18, 2021

Kroacia nuk ia del të fitojë as në ndeshjen e dytë në grup, teksa nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Republikës Çeke dhe me vetëm një pikë në dy takime, ka komplikuar totalisht kalimin në fazën e 1/8-ave.

Trajneri kroat Zlatko Daliç befasoi me rreshtimin e tij, pasi la në stol Marcelo Brozovic dhe luajti pa shkatërrues, teksa nga kjo përfituan maksimalisht çekët, që dominuan thuajse gjatë gjithë pjesës së parë.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha sulmuesi kryesor i Republikës Çeke, Patrick Schick, por ndonëse në një pozicion mjaft të mirë për të shënuar, numri 10 gjuajti dobët dhe topi u prit lehtësisht nga portieri kroat.

Euro 2020: Croatia and Czech Republic draw in Glasgow | Croatia Week

Momenti që solli edhe zhbllokimin e ndeshjes erdhi në minutën e 33-të, kur pas një këndoreje, Lovren goditi me bërryl sulmuesin Schick, por arbitri nuk pa faullin dhe lejoi vazhdimin e lojës.

Megjithatë pak sekonda më vonë sfida u ndal për t’i ardhur në ndihmë Schick-ut të gjakosur dhe pikërisht në këtë moment ndërhyri edhe VAR-i.

Pasi rishikoi aksionin në monitorët e VAR-it, arbitri spanjoll Carlos Del Cerro akordoi penallti për Republikën Çeke, teksa nga pika e bardhë shkoi pikërisht Patrick Schick, që ndonëse me fytyrën e gjakosur, gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shkuar njëkohësisht në krye të renditjes së golshënuesve, me tre gola të realizuar në dy ndeshjet e para.

Me avantazhin minimal të çekëve përfundoi 45-minutëshi i parë, ndërsa pjesa e dytë nisi menjëherë vrullshëm për Kroacinë, që arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 47’, me anë të sulmuesit të majtë Ivan Perisic.

Në minutën e 73-të ishte Nikola Vclasic që shpërdori një mundësi të artë shënimi, pasi topi i gjuajtur prej tij nga brenda zonës, përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa në minutën e 89’ ishte sulmuesi Petkovic që i shkoi pranë golit, por këtë herë devijimi i një mbrojtësi çek ishte vendimtar.

Vërshëllima finale e arbitrit Carlos Del Cerro la në fuqi barazimin 1-1, një rezultat mjaft i mirë ky për Republikën Çeke, që e sheh veten shumë pranë kualifikimit, ndërsa Kroacia është e dënuar të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Skocisë, për të shmangur dështimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *