• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Samba në Shkodër, një brazilian vjen tek Vllaznia (FOTO)

Byadmin

Jun 18, 2021

Pas ikjeve të shumta Vllaznia ka filluar të mendojë për të perforcuar ekipin e tyre.

Një tjetër futbollist brazilian ka mbërritur tek Vllaznia, jo zyrtarisht por në prove për disa ditë.

Trajneri Brdaric dhe stafi drejtues po mundohen të plotësojnë vendet bosh që lanë ikjet e Shehit, Imerit, Markut dhe Isaevskit.

No description available.

Uellington Gustavo ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. 25-vjeçari amerikano-latin ka konsumuar një bisedë me trajnerin Thomas Brdariç dhe me drejtuesit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Braziliani do të udhëtojë gjatë ditës së nesërme me skuadrën shkodrane për në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi dhe në ndeshjet miqësore trajneri Brdariç do ta ketë në dispozicion mesfushorin brazilian.

Ky është braziliani i dytë i afruar në këtë merkato për Vllazninë pas mbrojtësit Bruno de Oliveira Souza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *