• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Eriksen përfundon operimin në zemër, ja çfarë do të ndodhë…

Byadmin

Jun 18, 2021

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Christian Eriksen ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Lajmin e ka dhënë Federata Daneze e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare, ku ka dhënë edhe detaje mbi shëndetin e fantazistit, i cili pësoi një sulm kardiak disa ditë më parë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.

“Christian Eriksen është operuar me sukses dhe më pas është larguar nga Rigshospitalet. Futbollisti ka bërë një vizitë në qendrën e grumbullimit të kombëtares në Helsingor dhe më pas është kthyer në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë në prani të familjarëve”,, thuhej në njoftimin e federatës daneze.

Po nëpërmjet faqes zyrtare të qeverisë së futbollit në Danimarkë, ka folur edhe vetë Eriksen, ku ka theksuar se operacioni ka shkuar më së miri dhe se tani do të bëjë tifo për përfaqësuesen e tij, duke nisur nga ndeshja e të hënës ndaj Rusisë.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, që ishte e pabesueshme ta shihje dhe përjetoje. Operacioni shkoi mirë dhe unë po rikuperohem mirë, duke ndjekur këshillat e mjekëve. Ishte diçka fantastike të takoja djemtë në qendrën stërvitore, pas asaj ndeshjeje të shkëlqyer mbrëmë ndaj Belgjikës. Nuk ka nevojë ta them se do të bëj tifo për ta, të hënën ndaj Rusisë”, u shpreh Eriksen.

Futbollisti danez u shemb në fushë dhe zemra iu ndal për disa sekonda, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, ia doli të rikthehej në jetë, ndërsa sot kreu një ndërhyrje kirurgjikale për të vendosur edhe një defibrilator automatik.

Nuk dihet ende nëse defibrilatori në trupin e Eriksen do të jetë i përkohshëm apo i përjetshëm, megjithatë nëse konfirmohet opsioni i dytë, atëherë danezi nuk mund të rikthehet më te Interi, pasi rregullat e Serisë A e ndalojnë të luajë me një pajisje të atillë në trup.

Eriksen released from hospital after 'successful' operation | CTV News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *