• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Eksod te Vllaznia, largohen tre titullarët! (FOTO)

Byadmin

Jun 17, 2021

Pas Herald Marku edhe Aleksander Isaevski dhe Demir Imeri largohen zyrtarisht nga Vllaznia. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka njoftuar largimin e tre futbollistëve.

Në faqen zyrtare, kuqeblutë kanë bërë të ditur se Isaevski dhe Marku kanë përfunduar kontratat dhe është vendosur që ato të mos rinovohen.

Marku tashmë ka vendosur të kalojë të Partizani, ndërsa për Isaevskin nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën, ndonëse ofertat nuk i mungojnë.

No description available.

Në postimin e Markut, nuk kanë munguar falënderimet e shumta, për drejtuesit, stafet teknike dhe mjekësore, si dhe për shokët e skuadrës dhe tifozët.

Vlen të theksohet fakti se pas përfundimit të aventurës me Vllazninë, mesfushori do të nis një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa ka arritur akordin me Partizanit dhe do të veshë fanellën e “demave” në të ardhme, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-4-1024x491.png

Demir Imeri nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka bërë të ditur se ka mbyllur aventurën me Vllazninë.

imeri

Mes shumë falënderimesh, Imeri njofton se nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se 25-vjeçari u bashkua me Vllazninë në merkaton e verës së kaluar dhe me paraqitjet e tij të shkëlqyera, u kthye në një titullar të padiskutueshëm te skuadra shkodrane.

Ekziston mundësia, që në ditët në vijim të ketë “firo” të tjera në klubin shkodran. Ndërkohë Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Konferencës, teksa shorti i vuri përballë boshnjakëve të Siroki Brijeg.

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *