• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Partizani me fat, në Europë luan kundër…një ekipi fshati!

Byadmin

Jun 16, 2021

Shorti i Ligës së Konferencës ka vënë përballë Partizanit ekipin moldav Sfintul George Suruçeni. Ndeshja e parë do të luhet me datë 8 korrik në Moldavi, ndërsa një javë më vonë do të luhet sfida e kthimit në “Elbasan Arena”.

KLUBI – Stinful Gjeorge Suruçeni është ekip i qytetit të vogël Suruçeni, i cili ka rreth 3000 banorë. Ky qytet është si tip lagjeje e jashtme e kryeqytetit moldav, Kishinjev.

Ekipi ka vlerë rreth 3.73 milionë euro, sipas “Transfermarkt”. Edicionin e shkuar ka marrë pjesë në Ligën e Europës, ku ka eliminuar me penallti Shahtjar Soligorskun, ekip ku ka luajtur dikur sulmuesi shqiptar Elis Bakaj.

Sfîntul Gheorghe Suruceni – Partizan Belgrad, în turul 2 al Europa League |  FMF

Ndërsa në turin e dytë është eliminuar nga Partizani i Beogradit, me shumë vështirësi vetëm pas kohës shtesë. Ndeshjen e fundit e ka luajtur më datë 30 maj, ku ka fituar në finalen e Kupës 3-2 me penallti kundër Sherifit të Tiraspolit, ekipi më i mirë moldav dhe më i fortë se ekipet shqiptare. Këto rezultate të bëjnë të mendosh se është ekip i nivelit tonë ose pak më i mirë, ndaj shpresohet ta evitohet humbja.

PRESIDENTI – Pronari i klubit Sfinful është Valeriu Renita, i cili ka emëruar president mesfushorin e klubit, lojtarin 30-vjeçar Petru Ojog. Kështu është informacioni zyrtar në “Wikipedia”, çka është një detaj tepër i veçantë.

HISTORIA – Klubi moldav Stinful Suruçeni nuk është shumë i vjetër dhe ka shumë pak histori. Kjo, pasi si ekip është krijuar vetëm në vitin 2003. Deri në vitin 2007, klubi përfaqësohej nga shtatë ekipe të të rinjve, të moshës 10-18 vjeç.

May be an image of text

Në vitin 2007, ekipi U-18 u bë kampion i Republikës së Moldavisë. Në sezonin 2008- 2009, klubi vendosi të futet në kategorinë e dytë të futbollit moldav, Divizia A. Në vitin 2009, për shkak të një infrastrukture të shkëlqyer të dy stadiumeve, njëri me terren artificial dhe një tjetër me terren natyral, klubi plotësoi të gjitha kriteret e licencimit dhe mori licencën “A”, e cila lejoi ekipin të luante në Divizia Nationala, elita e futbollit moldav.

ARRITJET – Në sezonin 2018-’19, ekipi i Sfintulit u rendit në vendin e dytë në kampionat, duke qenë nënkampion i Moldavisë. Kjo është edhe renditja e tyre më e lartë në kampionatin elitar moldav. Ndërsa në Kupën e Moldavisë, kanë bërë shumë më mirë. Në dy sezone, 2018-’19 dhe 2019- ’20, ata arritën të shkonin deri në finale, ndërsa edicionin e shkuar arritën edhe të fitonin Kupën, duke mposhtur Sherif Tiraspolin në finale dhe duke arritur të kualifikohej në Ligën e Konferencës dhe shorti e ka vënë pikërisht përballë Partizanit.

STADIUMI – Infrastruktura e klubit Stinful është e shkëlqyer. Është një ndër të vetmet klube që ka dy stadiume, një me fushë sintetike dhe një me fushë bari, me kapacitet 1500 spektatorë.

May be an image of text that says 'DRAW DRRESUT RESULT FK DEČIĆ (.NE) UEFA vs FK VELEŽ (BIH) KF DRITA (KOS) vs FC SFINTUL GHEORGHE (MDA) vs FC NOAH (ARM) COLERAINE FC (NIR) vs FK PARTIZANI (ALB) RFS (LVA) vs KUPS KUOPIO (FIN) FK SILEKS (MKD) vs KÍ KLAKSVÍK (FRO) UE SANT JULIÀ (AND) vs FC PETROCUB-HINCESTI (MDA) GZIRA UNITED FC (MLT)'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *