• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

Partizani i merr yllin Vllaznisë, gati kontrata dy-vjeçare! (FOTO)

Byadmin

Jun 16, 2021

Herald Marku është afrimi më i ri i Partizanit në merkato. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-mesfushori i Vllaznisë, ka firmosur për 2 vite me “Demat e Kuq”.

Vlen të theksohet fakti se Marku shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Partizanit për Vllazninë, duke nxjerrë nga gara për titullin, të kuqtë, në sezonin që sapo u mbyll.

25-vjeçari shpërtheu në sezonin e tij të dytë me fanellën e Vllaznisë, duke qenë një prej lojtarëve stabël të formacionit kuqeblu.

Mesfushori arriti të shënonte edhe 4 gola, teksa e ndihmoi shumë skuadrën në fitore mjaft të rëndësishme gjatë kampionatit.

Në përfundim të kampionatit, kontrata e Markut me Vllazninë përfundoi, kësisoi mesfushori zgjodhi të niste një eksperiencë të re duke iu bashkuar “demave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *