• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shorti i Champions & Conference League! Njiihuni me rivalët e Teutës, Vllaznisë, Laçit dhe Partizanit! (FOTO)

Byadmin

Jun 15, 2021

Në ditën e sotme është hedhur shorti i Champions League për turin e parë kualifikues.

Teuta si kampione e Superiores ka mësuar kundërshtarin e saj.

Vetëm pak minuta më parë është mësuar se durrsakët do të luajnë kundër Sherif Tiraspolit që ishte emri më i vështirë i mundshëm.

Teuta nuk do ta ketë të lehtë për të kaluar kampionen e Moldavisë. Nga ana tjetër Shkëndija që ishte favorite në shortin e turit të parë ndeshet me Murën.

Nga ana tjetër është hedhur shorti i Conference League edhe për ekipet e tjera të Superiores.

Partizani dhe Laçi renditeshin te ekipet favorite, ndërsa Vllaznia gjendej te ekipet jo favorite.

Laçi do të ketë përballë Podgoricën, Partizani do të udhëtojë në transfertë kundër ekipit moldav Sfintul, ndërsa Vllaznia përballet me një kundërshtar më të vështirë, Siroki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *