• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Merr fund telenovela “Brdariç”, trajneri rinovon me Vllazninë: Kisha disa oferta, por…

Byadmin

Jun 15, 2021

Pas një numri të gjatë sërish dhe dilemash, telenovelës “Brdariç” i është zbuluar fundi. Tekniku 46-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Brdariç është shprehur i kënaqur që do të vijojë aventurën e tij në sezonin e ri, teksa ndihet gati për sfidën e re në Ligën e Konferencës. Gjithashtu 46-vjeçari nuk ka nguruar të falenderojë edhe sponsorin Alban Xhaferi për besimin.

Marrëveshja mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit u arrit që nga nisja e javës së shkuar ndërkohë që së fundmi u vendosën edhe pikat mbi “I” duke u arritur edhe zyrtarizimi. Tashmë Vllaznia mund të nisë përgatitjet lirisht për Ligën e Konferencës.

Vllaznia zbret në fushë, Brdaric: S'kemi frikë askënd! - Telemedia

Në fjalët e tij, gjermani foli edhe për merkaton, objektivat dhe përfaqësimin në Europë.

“Është një sfidë e madhe të vazhdosh te Vllaznia. Mendoj se është shumë e rëndësishme të shkojmë në këtë betejë dhe të kujdesem për ekipin tim. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne jemi në ndërtim. Nuk jemi klubi që krahasohemi me ekipet më të mira europiane. Ne jemi rritur dhe ky është ekipi im, është një proces që duhet bërë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime, por rëndësi ka që të mbajmë lojtarët, të kemi një të ardhme profesionale, por sigurisht që do shohim edhe tregun.

Brdariç: Nuk luftojmë dot me arbitrat, Vllaznia s'ndalet

Kupat e Europës? Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur?!’ Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti. Në kampionat kemi për qëllim të mbajmë profesionalizmin, të jemi në vendet e larta dhe le të ëndërrojmë pse jo. Nuk e di sa mungesa kemi, disa kanë dëmtime, por është gjë e mirë për lojtarët që kemi sot.

Kisha disa oferta për të ndryshuar skuadër, por ju thashë më parë që Vllaznia është diçka speciale dhe këtë hap e bëmë bashkë.”, u shpreh Brdariç.

Thomas Brdaric i vendosur: Qëndroj te Vllaznia, po mendojmë për merkaton |  BoldNews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *