• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Eriksen reagon për herë të parë: Jam mirë, do bëj tifo për Danimarkën tani…

Byadmin

Jun 15, 2021

Kristian Eriksen ka reaguar për herë të parë, pas dramës që përjetoi pak ditë më parë, ku pësoi atàk kàrdiàk në fushën e lojës.+

Në reagimin e bërë, mesfushori danez është shprehur se ndodhet në gjendje të mirë, por do të vazhdojë të qëndrojë në spítal. Gjithashtu Eriksen ka postuar foto nga spítali, ku shfaqet i qeshur.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë tani në këto rrethana. Unë ende duhet të bëj ende analiza në spítal, por ndihem mirë. Tani do të bëj tifo për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme.”, shkruan Eriksen në “Instagram”.

No description available.

Ditën e djeshme thuhet se lojtari ka kërkuar një ushqim të preferuar në spítal, pica. Dëshira i është plotësuar menjëherë lojtarin, teksa në dhomën ku qëndron, me shpejtësi iu dërguan picat që ai kërkoi. Oreksi që nuk mungon, është një shenjë e mirë për mesfushorin 29-vjeccar.

Pritet që Eriksen të mos qëndrojë edhe për shumë kohë, pasi raportimet e fundit tregojnë se ai mund të largohet nesër, për të qëndruar në shtëpi më pas.

Shumë shpejt pritet të mësojmë edhe nëse ai do të mund të rikthehet të luajë futboll apo jo, por ajo që në këto momente është më e rëndësishme, është gjendja shëndetësore e lojtarit.

EM 2020: Christian Eriksen speaks for the first time after the drama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *