• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE/ Saimir Patushi merr drejtimin e ekipit të zemrë!

Byadmin

Jun 14, 2021

Presidenti i skuadrës së Burrelit Agron Malaj dhe administratori Bajram Ballabani janë dakordësuar me ish futbollistin e talentuar Sajmir Patushi që ai të drejtojë skuadrën verilindore për sezonin futbollistik 2021-2022.

Patushi ka një karrierë brilante në futbollin shqiptar, pasi ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve që kanë aderuar në elitën e futbollit shqiptar si Vllaznia, Bylis, Elbasani, Tirana. Tek kjo e fundit ka luajtur jo pak, por gjashtë kampionate radhazi.

Saimir Patushi ishte pjesë e shkodranëve të Vllaznisë, kur kjo e fundit u shpall kampione e Shqipërisë.

Burime pranë klubit të futbollit Burreli thanë se trajneri Saimir Patushi do të drejtojë skuadrën bashkë me stafin e tij teknik nga Tirana.

Për Saimir Patushin do të jetë eksperienca e parë si trajner i një ekipi të rriturish që aderon në Kategorinë e Parë.

Lajmi është pritur mjaft mirë nga tifozët matjanë. Pasi e urojnë për vendimin e marrë ëndërrojnë që Burreli të ngjitet në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *