• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Batha bràktis Tiranën dhe firmos tek…(FOTO)

Byadmin

Jun 14, 2021

Tirana vazhdon të humbasë elementët e saj më të rëndësishëm, duke prishur të gjithë boshtin me të cilin fitoi titullin kampion një vit më parë.

Pas Ernest Muçit i cili u shit në muajin shkurt te Legia e Varshavës në Poloni dhe Elton Cale e Augstin Torasses të cilët nuk rinovuan me bardheblutë duke zgjedhur ta vazhdojnë karrierën në Kosovë te Gjilani, nga Tirana është larguar zyrtarisht edhe kapiteni Idriz Batha.

29-vjeçari pas 10 vitesh ku ka mbajtur veshur fanellat e shumë skuadrave në Kategorinë Superiore si Teuta, Besa e Kavajës, Flamurtari, Partizani e sëfundmi Tirana me të cilët u aktivizua 2 vite dhe fitoi 1 titull kampion, ka vendosur të provojë një aventurë të re jashtë vendit, pikërisht në Rumani te Uta Arad, ekip tek i cili luan edhe ish-mbrojtësi i Kukësit Simon Rrumbullaku.

Termat ekonomikë dhe kohëzgjatja e kontratës që ka firmosur Batha me ekipin e elitës së futbollit rumun nuk bëhen të ditura, ndërkohë që vetë futbollisti u shfaq shumë i lumtur në prezantimin e tij te skuadra rumune duke theksuar se është gati për këtë eksperiencë të re dhe se pas 10 vitesh në Superiore kishte ardhur momenti të luante jashtë vendit.

Batha në fjalën e tij shtoi se ka folur me Simon Rrumbullakun dhe bashkë me familjen e tij ka vendosur të pranojë ofertën e Uta Arad pasi kjo është një mundësi e mirë për t’u zhvilluar më tepër si futbollist.

Tirana provoi me të gjitha mënyrat ta mbante kapitenin e saj duke i ofruar rinovimin, por në fund nuk ia arriti qëllimit me autorin e 9 golave në sezonin e fundit të Superiores që u largua si lojtar i lirë.

Batha ka provuar të luajë edhe më parë jashtë vendit, pikërisht në Greqi me Ael Larissan por akordi dështoi atëherë kur transferimi dukej një fakt i kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *