• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Çmenden maqedonasit, 4 shqiptarët e Kombëtares nuk këndojnë himnin në Euro2020! (VIDEO)

Byadmin

Jun 14, 2021

Maqedonia e Veriut zhvillon sot ndeshjen e parë në një kompeticion madhor si Kampionati Europian në gjithë historinë e saj. 

Himni i Maqedonisë së Veriut u këndua për herë të parë në një kompeticion madhështor si Europiani, pikërisht ditën e sotme, në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski, kishte përballë Austrinë.

Ata që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, ishin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu, që zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre.

Të katërt këta futbollistë u graduan titullarë nga trajneri Angelovski, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve, e kënduan himnin, në këtë ndeshje historike për shtetin e tyre.

Vlen të theksohet fakti, se te maqedonasit, në fushën e lojës, zbritën plotë 5 futbollistë me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Bardhin, Alioskin, Ademin dhe Musliun, që u aktivizuan titullarë si dhe Bejtullai, që u fut në lojë në pjesën e dytë.  Sfidën e radhës skuadra e trajnerit Angelovski do e luajë më 17 qershor ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *