• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Petrov “magjik”, i jep medalje të artë Shqipërisë në Europianin e Gjimnastikës!

Byadmin

Jun 13, 2021

Një tjetër medalje për Shqiprinë e Gjimnastikës. Matvei Petrov ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Kupën e Botës në gjimanstikën artistike.

Eventi që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë, falë Petrov u bë e mundur që për herë të parë në historine e Gjimnastikës shqiptare që fitohet një medalje ari në Kupë Bote.

Rusi perfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që ai lartëson vendin tonë. Më herët falë tij, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi. 

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë.

Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov që tashmë koleksionon një tjetër medalje të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *