• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Kush do të zgjidhet në krye të PD? Basha përballë Harxhit, Kadillit dhe Shehajt

Byadmin

Jun 13, 2021

Partia Demokratike mban sot, 13 qershor zgjedhjet për kreun e ri.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarët e PD-së në të gjithë vendin do të votojnë për të zgjedhur drejtuesin e ri që do të udhëheqë partinë për katër vitet e ardhshme.

Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

PD prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve. Këtë vit, demokratët shkojnë në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *