• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Holanda ‘magjike’, mposht Ukrainen në një ndeshje të çmendur!

Byadmin

Jun 13, 2021

Duhet të vinte mbrëmja portokalli që Euro 2020 të dhuronte sfidën e saj më të bukur deri në këto momente . “Tulipanët” çelën sërish në futbollin ndërkombëtar me një 3-2 ndaj Ukrainës, që për shumë minuta u përpoq të luante e barabartë ndaj holandezëve dhe ia doli mbanë dhe sa i përket spektaklit të finalizimit, por dhe përmbysjes.

Wijnaldum, Weghorst dhe Dumfries ishin ata që në “Cruyff Arena” sollën fitoren e holandezëve ndaj një Ukraine që ishte e bukur për t’u parë siç ishte dikur në fushë dhe trajneri i saj Shevchenko. Ndeshja në fakt ishte e çuditshme që nuk prodhoi një gol në pjesën e parë, pasi ritmi ishte shumë i lartë dhe aksionet të vrullshme, megjithatë mungoi saktësia përpara portës.

Holanda, dukshëm me më tepër lojtarë cilësor se Ukraina, si zakonisht, u duk se e zgjidhi takimin në fillimin e fraksionit të dytë, kur fillimisht kapiteni Wijnaldum u dha epërsinë të tijve në të 52-tën, duke shfrytëzuar aksionin rokambolesk në zonën ukrainase.

Goli i dha sigurinë e lojës Holandës, por portokallinjtë kërkonin dhe qetësinë e rezultatit dhe u duk se e gjetën kur sulmuesi i Wolfsburgut, Weghorst shënoi golin e 2-0.

Holanda gaboi që “fjeti mbi tulipanë” dhe Ukraina u ndihmua dhe nga siluri i Yarmolenkos, që gjeti këndin e portës, për një rihapje takimi spektakolare.

Gabimi i Holandës, si gjithmonë, është qetësimi i parakohshëm dhe Ukraina e shfrytëzoi 4 minuta më pas për të gjetur golin e 2-2 me Yaremchukun, që zverdhi portokallinjtë.

Emocionet megjithatë nuk kishin fund dhe Holanda gjeti karakterin e minutave të fundit për të rrémbyer fitoren me golin e Dumfrisit.

Ndeshje e Grupit C në rrethin e parë përfunduan, derisa Austria është lider me tre pikë, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Ukraina dhe Maqedonia e Veriut pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *