• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Euro2020/ Greqia protestë për bluzat e ekipit dhe stemën e Maqedonisë së Veriut

Byadmin

Jun 13, 2021

Federata greke e Futbollit me nje deklarate te oreve te fundit drejtuar tek UEFA ka protestuar per veshjen dhe inicialet ne bluzat e ekipit kombetar te Maqedonise se Veriut.

Ekipi i fqinjit verior te Greqise qe merr pjese per here te pare ne kampionatin Europian te futbollit dhe luan diten e diele kunder Austrise, mban ne bluzat e tij emblemen e federates kombetare me inicialet FFM (Football Federation of Macedonia), Federata e Futbollit te Maqedonise, cka sipas pales greke eshte ne kundershtim me marreveshjen e Prespes qe Athina dhe Shkupi kane nenshkruar ku midis te tjerash nenvizohet edhe fakti I emertimit zyrtar te vendit.

Gjithashtu ne deklaraten e pales greke thuhet se edhe ne portalin e Federates se shtetit fqinj ,ky vend emertohet thjesht si Maqedonia, ndersa vete federata nuk e ka ndryshuar emrin sic detyrohet perseri nga Marreveshja e Prespes.

North Macedonia Euro 2020 Home, Away & Third Kits Unveiled - Footy Headlines

Per kete arsye federata greke e futbollit EPO thekson ne deklaraten e saj drejtuar UEFA-s se “eshte sa trishtuese aq edhe indinjuese që te lindin nga askund probleme që janë zgjidhur nga konventat ndërkombëtare, me rastin e fillimit të EURO 2020 dhe pjesëmarrjen e Maqedonisë se Veriut në këtë ngjarje”.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe të gjitha federatat ndërkombëtare të sportit, paperjashtim, e kanë njohur Maqedoninë e Veriut si anëtare të tyre me kete emer dhe çdo emertim tjeter i vetepercaktuar arbitrarisht, është jashtë kornizës rregullative të zbatueshme për të gjithë dhe për këtë arsye eshte joreal” perfundon deklarata.

Sipas mediave greke reagimi i Federates ka ardhur menjehere pas nje deklarate ne mediat sociale te kreut te Federates se Futbollit te Maqedonise se Veriut Muamed Sejdini i cili perdor ne fjalet e tij thjesht emrin “Maqedonia”. Madje permendet e dhe fakti qe kryeministri Zaev i ka kerkuar z. Sejdini ndryshimin e emrit ,por ky i fundit nuk ka pranuar.

Një letër urgjente i ka shkruar Presidentit të UEFA-s, Alexander Cheferin, edhe Z/v Ministri grek i Sporteve, Lefteris Avgenakis,si dhe ministri i Jashtem Nikos Dhendias ka njftuar homologun e tij Bujar Osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *