• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Anglia bën ‘ligjin’ në shtëpinë e vet, fitore me mjaft mund ndaj Kroacisë (VIDEO)

Byadmin

Jun 13, 2021

Anglia e ka filluar Euro 2020 me fitore, pasi mposhti Kroacinë në Wembley me rezultat 1-0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet ishin për të dyja skuadrat.

Rasti më serioz ishte në minutën e gjashtë kur Tre Luanët rrezikuan me anë të Phil Foden, por shtylla ishte në anën e kroatëve.

Në 45 minutat e dytë, takimi filloi më furishëm, duke bërë që të shënohej edhe goli i vetëm i takimit.

Image

Kalvin Phillips në minutën e 57-të e gjeti mjaftë mirë Raheem Sterlingun që shënoi me lehtësi në portën e Kroacisë.

Më pas, loja u fokusua më shumë në mesfushë, ndërsa rastin më të mirë për kroatët e lëshoi Ante Rebic (66’), që gjuajti jashtë nga afërsia.

Anglia kështu ka 3 pikë në Grupin D, Republika e Çekisë dhe Skocia ende nuk kanë zhvilluar takimin mes tyre, derisa Kroacia është në të katërtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *