• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia gòdet ne merkato, afron…(FOTO)

Byadmin

Jun 12, 2021

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit malazez, Darko Bulatoviç.

Bulatoviç në sezonin e fundit ishte pjesë e Sutjeska Niksiç në Malin e Zi.

Ai ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Vllazninë.

Bulatoviç ka luajtur gjithashtu edhe në Serbi me skuadrat e Vozdovac, Cukaricki dhe Radniçki, në Poloni, te skuadrat e Midz Legnica dhe Czarni Zagan.

31-vjeçari është qendërmbrojtës, por luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Bulatovic Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Postimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç.

Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022.

Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *