• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Lulzim Basha feston sot ditëlindjen, të rinjtë e FRPD e surprizojnë, kreu i PD i pret ‘kokën’ mbretit të zi (Video)

Byadmin

Jun 12, 2021

Kreu i PD-së Lulzim Basha sot feston ditëlindjen. Ai mbush 47 vjeç.  Në ambientet e jashtme të selisë blu, kryedemokrtatit i është bërë një surprizë nga të rinjtë e PD-së.

Ata e kanë surprizuar Bashën me një tortë me tabelë shahu dhe të gjithë bashkë kënduan këngën “Shumë urime”.

Ndonëse jo kohë për festime, Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët i kanë sjellë një tortë jashtë selisë së PD, për ta uruar dhe i kanë kënduar gjithë këngën e ditëlindjes.

foto galeri

Të rinjtë kanë zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Basha, i cili është i apasionuar pas shahut.

Kreu i PD shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.

“Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi”, thotë me batutë Basha, duke falënderuar të rinjtë për surprizën.

foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *