• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Çdo gjë e kryer! Donnaruma transferohet tek…(FOTO)

Byadmin

Jun 12, 2021

Merr fund ‘telenovela’ Donaruma. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim.

Portieri Italian do të luajë për PSG-në sezonin tjetër.

Marrëveshja mes drejtuesve francez dhe agjentit Raiola tashmë është arritur duke mbetur vetëm zyrtarizimi.

Mësohet se ditën e sotme Xhanluixhi Donaruma do të kryejë edhe vizitat mjekësore me klubin francez.

Pasi të jetë mbyllur gjithçka do të vijë edhe zyrtarizimi për këtë lëvizje.

Donaruma largohet kështu nga Milani si një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe palët nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e saj.

Ish-portieri i Milanit debutoi në vitin 2015 me kuqezinjtë ku numëron 251 ndeshje.

Ai është pjesë e kombëtares italiane prej vitit 2016 ku vitet e fundit është kthyer në titullar të padiskutueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *